8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kurti për takimin me Krasniqin: Konstatojmë nevojën e përbashkët për reforma në drejtësi 

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit me të parin e PDK-së, Memli Krasniqi, me të cilin biseduan për çështjen e Vetingut në sistemin e drejtësisë.

Kurti tha se konstatojnë nevojën e përbashkët që të bëhen reformat në drejtësi dhe sipas tij, këto janë konsultime për rolin e të gjitha institucioneve në këtë ndërmarrje, siç e quajti ai, tejet të rëndësishme për forcimin e shtetit të Kosovës dhe ngritjen e cilësisë në drejtësi.

“Ne porsa filluam konsultimet, do t’i takojmë edhe udhëheqësit e partive të tjera ndërsa duhet theksuar se në procesin e Vetingut, të gjithë duhet të kontribuojmë, qeveria, kuvendi e institucionet tjera sepse është një ndërmarrje që ka të bëjë me të gjithë shtetin.

“Në veçanti, ky takim, kjo konsultë vjen pas opinioneve pozitive e shpresëdhënëse të Komisionit të Venecias për çështjen e Vetingut në Kosovë”, është shprehur Kurti, njofton KK.

Kujtojmë se pas takimit me Kurtin, i pari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Partia Demokratike e Kosovës ka vite që ka propozuar dhe elaboruar nevojën për fillimin e një procesi të Vetingut në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

“Një proces i tillë duhet të implementohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe rekomandimet e veçanta të Komisionit të Venecias”, është shprehur Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit