-7.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Kurti për situatën në veri: E përfshirë Serbia, u dëshmua skenari për gjakderdhje në Kosovë

- Advertisement -

Kryeministri Kurti bashkë me ministrat e tij janë duke e mbajtur mbledhjen e Qeverisë, nga ku u mor vendim që familjes së heroit Afrim Bunjaku të iu ndahen 50 mijë euro, shkruan Periskopi.

Në fjalën hyrëse të tij Kurti përmendi edhe një herë se pjesë e këtij grupi ishte edhe krimineli Milan Radojçiq, madje kryeministri tha se pjesëmarrja e tyre tregon se në këtë situatë të krijuar në veri ka gisht shteti i Serbisë.

“Me mbi 5 milionë euro vlerë  të armatimit ushtarak dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindrave luftëtarëve  është dëshmuar skenari për gjakëderdhje në Kosovë. Aty janë përfshirë individë të sanksionuar nga ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar për aktivitet kriminale…ata shfaqen në krah e përkrah e në një tryezë në Beogradë e në Rashkë me presidentin serb, Vuciq duke e paralajmëruar rolin e  drejtëpërdrejtë të shtetit serb në këtë mes”, tha Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit