Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga Beogradi për “shkëmbimin” e të arrestuarit tashmë të njohur si ‘Llune” në Kosovë dhe tre policëve të Kosovës të kidnapuar që tashmë ndodhen në Serbi.
“Në anën tjetër kemi një kriminel serb si Llune i cili nuk është bërë kriminel as me 26 maj e as me 29 maj, por ka një dosje të veprave të kryera në Kosovë. Është e vërtete që arrestimi i Llunes i ka hedhur në pa nuk të gjithë kriminel. Ata nuk kanë besuar që Llune mund të arrestohet. Nuk krahasohen këto dy raste, te ne kemi sundim të ligjit, ne nuk bëjmë pazare”, ka thënë Kurti.