9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Kurti për rastin në Pejë: Nuk ka qytetar që s’është shokuar, institucionet janë aktivizuar dhe kanë reaguar

- Advertisement -

Për rastin e dhunës fizike të infermierëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë ndaj një të moshuare në këtë qendër, ka reaguar së fundmi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ajo që pamë sot ishte e tmerrshme.

“Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se të moshuarit janë më të dashurit tanë.

“Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndjenjën dhe përkujdesjen qytetare”, ka përfunduar Kurti.

Kujtojmë se për rastin në Pejë tashmë ka reaguar edhe familja e infermieres e cila në pamjet e shpërndara në media shihet duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.

Familja e saj ka kërkuar falje publike ndaj familjes së viktimës dhe gjithë opinionit publik. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit