Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shkruar në lidhje me rastin e vëllesërve Bytyqi, të cilët u kidnapuan ilegalisht nga forcat serbe e u vranë menjëherë pas luftës.
Agroni, Mehmeti dhe Ylli ishin edhe shtetas të ShBA-së gjithastu.
“Trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë kosovarë, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv menjëherë pas luftës”.
“Agroni, Mehmeti dhe Ylli u vranë në paraburgimin e policisë serbe, me plumba në kokë, ndërsa duart e tyre ishin të lidhura”.
“Megjithatë askush nuk është mbajtur përgjegjës. Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund”, ka shkruar Kurti.