Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, i cili i dorëzoi Raportin për Vendin 2025 nga Komisioni Evropian.
Në një konferencë për media, Kurti theksoi se, edhe si qeveri në detyrë, Kosova ka realizuar detyrat me sukses, duke regjistruar progres në 35 fusha dhe ngecje vetëm në tri.
Ai konfirmoi se integrimi në BE mbetet prioritet strategjik, ndërsa raporti ofron rekomandime të qarta për përmirësim.
“Çdo vit vendi ynë pranon raportin e progresit të KE-së që vlerëson të zhvillimet në të gjithë sektorit e shtetit në këtë vit edhe pse kemi qenë qeveri në detyrë raporti konstaton se kemi kryer detyrat me sukses. Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik I Republikës së Kosovës, raporti sivjet është pozitive pothuajse në të gjitha fushat dhe ofron rekomandime të qarta aty ku ka ngecje. Në këtë vit nuk ka pasur kthim mbrapa në asnjë fushë ka progres në 35 fusha dhe ngecje vetëm në tre fusha. Progresi varion nga i kufizuar në të përparuar orientimi ynë është i qartë anëtarësimi i plotë i BE-së, raporti konfirmuan përkushtimin tonë përkushtimin tonë për procesin e integrimit”, tha Kurti.






