6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kurti për raportet me Osmanin: Nganjëherë kam dallime edhe me Konjufcën e Gërvallën, s’besoj se janë të patejkalueshme

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka “bashkëpunim të ngushtë” me presidenten Vjosa Osmani, ani pse kjo e fundit tregoi hapur për së fundi ka munguar komunikimi.

Kurti tha se nganjëherë ai ka diskutime e dallime edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, por tha se nuk beson që ka aso “të patejkalueshme”.

“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlamentarin Konjufca, edhe me ministren e Jashtme, Gërvalla, edhe me presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime, nganjëherë dallime, por unë nuk besoj që ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme apo..”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit, foli edhe për njëvjetorin e masave nga Bashkimi Evropian. Kurti konsideron se vonesat për heqjen e këtyre masave, ndërlidhen me zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian.

“Kjo nuk varet prej neve, krejt çka varet prej neve tashme ka ndodhur. Ne aso kohe u patëm ndëshkuar padrejtësisht për shkak të eskalimit të situatës  në veri të Kosovës dhe ky eskalim ka pasur adresë të qartë sa i përket përgjegjëse dhe fajësisë, ndodhi deskalimi mirëpo më pastaj ngjau edhe rieskalimi në shtator të vitit të kaluar kur e vranë rreshterin tonë Afrim Bunjakun. Tash gjendja serish ka deskalur, a do të rieskaloj, përgjigja është në Beograd andaj atje duhet të behet trysnia për të pasur paqe, siguri dhe stabilitet në rajon. Unë besoj që heqja e këtyre masave që po vonohet  ka të bëj më shumë me dinamikat e brendshme  të BE-së  dhe sidomos me faktin që  janë në fushatë zgjedhore për Parlamentin e ri Evropian. Uroj të ketë pjesëmarrje sa më të lartë me ç’rast ftoj mërgatën tonë që ka të drejtë vote që këtë ta bëjnë”, u shpreh Kurti

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit