Kurti për presidentin: Sfidë gjigante që një parti t’i ketë 81 deputetë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosoëvs, Albin Kurti është dekalruar për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Edhe Kurti e konfirmoi që s’ka lëvizje të reja, por u shpreh optimist se do të arrihet një marrëveshje me opozitën, me takimet që do të zhvillohen në vijim

“Ndërkohë që ne nuk e kemi sfidë numrin prej 61 deputeteve për formimin e qeverisë por është sfidë tejet gjigante që një parti ti ketë 81 deputetë dhe ta zgjedhë vetë presidentin. Ju e dini që jemi përpjekur edhe më herët dhe e dini që kandidati ynë është zyrtarizuar e po ashtu edhe kundërkandidati i saj Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, dhe ndodhemi tani ku ndodhemi. Unë vazhdoj të jem optimist se me takime dhe biseda të tilla mund të arrijmë marrëveshje”, ka thënë Kurti

“Tash ne jemi udhëheqës të subjekteve që janë demokratike dhe jemi tarsnparent sa i përket procesit dhe duhet ta ruajmë konfidencialitetin e takimeve. Përderisa jemi në këtë fazë gjithmonë do të ju njoftojmë për takimet por nuk do të iu tregojmë për emrat konkret që nuk është arritur ndonjë marrëveshje”, ka shtuar ai.

Ai ka deklaruar se do të përpiqet që të ketë takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën. /EO/

Të ngjashme

Të fundit