24.8 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Kurti: Për paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në vizitën e tij të parë në Kosovë në pozitën e Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ripërsëritur kërkesën për dorëzimin nga Serbia të Milan Radoiçiqit si udhëheqësi i grupit që kreu sulmin terrorist në Banjskë vitin e kaluar, ku u vra polici, Afrim Bunjaku.

Ai këtë e ka theksuar në takimin që ka zhvilluar me Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, i pari i tij nga kjo pozitë.

Sipas komunikatës thuhet se Kurti ka kërkuar poashtu edhe nënshkrimin e marrëveshjes bazike.

“Në këtë takim u diskutua edhe rreth raporteve me Serbinë, procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është dëshmia e nevojshme e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të saj e të Aneksit të zbatimit. Po ashtu, për ligjshmëri e drejtësi, paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim thuhet se u diskutua edhe për raportet bilaterale, ku Kurti ka falendëruar O’Brien për mbështetjen që ShBA ka dhënë për Kosovën.

“Përgjatë bashkëbisedimit në kryeministri diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat mund të thellohen edhe më tej raportet e ngushta ndërmjet dy vendeve tona. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, dhe për bashkëpunimin e afërt në fushën e energjisë, ekonomisë, financave dhe sigurisë e mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit