5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Kurti për ndalimin e “Mirdita, dobar dan”: Serbia dje iu dha fjalën grupeve të huliganëve

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas ndalimit të festivali “Mirdita, dobar dan”.

Kurti këtë veprim të Serbisë e lidhi me refuzimet e saj të marrëveshjes.

Sipas tij, dje Serbia në vend të artistëve, fjalën ia dhanë grupit te huliganëve të cilët u mblodhën në sheshin e Beogradit për të pamundësuar mbajtjen e festivalit.

“Pasi refuzoi edhe një herë nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore të lehtësuar nga BE-ja, të miratuar nga SHBA-ja, Serbia mbylli të enjten një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE, festivalin e “Mirëdita, Dobar Dan”. Një festival kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, “Mirëdita, Dobar Dan” u rrëmbye nga ZKM i Serbisë Vulin dhe MPB Dacic, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka shkruar Kurti në X.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit