2.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Kurti për Ligjin e Pagave: Po punohet që të finalizohet sa më shpejtë

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se nuk është në dijeni për përgatitje të kërkesave për ZRRE-në nga ana e operatorëve ekonomik në kuadër të rritjes së çmimeve për faturat e energjisë elektrike.

Sipas Kurtit një përgjigje shtetërorë dhe profesionale do të ketë nga Zyra për Rregullatorin e Energjisë Elektrike.

“Së pari nuk jam në dijeni për përgatitjet e kërkesave për ZRRE nga ana e operatorëve ekonomik, pra s’jam në dijeni për këtë ato shkojnë tek zyra e ZRRE-së dhe besoj aty duhet të ketë një përgjigje shtetërore dhe profesionale”,tha ai.

Kurse Kurti u pyet nëse në kaudër të projektligjit për ndryshimet legjislative hy edhe Ligji për Pagat.

Kurti theksoi se Ligji për Pagat nuk është duke u lënë për vitin e ardhshëm, por sipas tij po punohet intensivisht që të përfundohet sa më shpejtë.

“Ndërkaq sa i përket ndryshimeve të agjendës legjislative ne e kemi bërë këtë me theks pikërisht të projektligjit që do të vie nga MINT-i lidhur me çmimet të cilat kur janë të papërballueshme për qytetarët do të duhej që të kenë një përgjigje nga ana e institucioneve. Besoj se kjo shpejt do të vie, besoj se dy javë kohë janë të mjaftueshme që MINT të më sjellë mua draftin e projektligjit përkatës.Kurse projektligji për pagat nuk është shtyrë për vitin e ardhshëm, përkundrazi po punohet që të finalizohet që sa më shpejtë të nxirret në diskutim publik”,tha ai./

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit