Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se te regjistrimet e krimeve të luftës në Kosovë, duhet të regjistrohen edhe zhdukjet e gjurmëve.
“Ne nuk dëshirojmë ta mohojmë punën e askujt që është bërë deri më tani. Përkundrazi jemi të interesuar që të përfshijmë të gjitha dokumentimet e deritanishme për krimet e kryera gjatë lutës, që janë vrasje, zhdukje kufomash, tortura, burgosje, përdhunime”, u shpreh ai.
“Besoj që do të duhej të regjistrohen edhe zhdukja e gjurmëve, pra ne e kemi për obligim si Institucione dhe si brez që të lëmë gjurmë për zhdukjen e gjurmëve”, tha tutje kryeministri.
Kurti në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me kryetarët e komunave, theksoi gjithashtu se krimet e luftës nuk vjetrohen asnjëherë.