Home Lajme Kurti për Kosovë- Zvicër: Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar

Kurti për Kosovë- Zvicër: Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar

0
Kurti për Kosovë- Zvicër: Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës, duke thënë se pa lojtarët kryesore e kundër një kombëtare të fortë, Kosova gjeti mënyrën për të na gëzuar.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar lotjarët për emocionet.

Ai ka pasur edhe një mesazh, ku ka thënë se: “përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026.

Shkrimi i tij:

Pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar. Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë.

Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026.

Zvicrës ia urojmë kualifikimin në Euro 2024.

Exit mobile version