Në një ceremoni solemne të mbajtur të premten, është diplomuar gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës. Plot 279 kadetë kanë përmbyllur me sukses trajnimin profesional dhe janë betuar për t’u shërbyer qytetarëve me përkushtim, përgjegjësi dhe integritet.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili përmes një postimi ka uruar kadetët e rinj dhe ka theksuar rëndësinë e shërbimit të tyre në mbarë territorin e Republikës.
“Urime diplomimi 280 kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës. Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet, për të gjithë qytetarët pa dallim, në të gjithë Republikën”, shkroi ai në Facebook.