11.8 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Kurti për ikjen e të rinjve: Është problem i madh, kemi nevojë për kuzhinierë, frizerë e muratorë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ikjen e të rinjve nga vendi drejt shteteve perëndimore.

Në një intervistë dhënë “Der Bund”, Kurti është pyetur edhe rreth ikjes së të rinjve, ku ka thënë se disa prej tyre, kthehen në Kosovë për të investuar këtu.

Njerëzit me arsim tashmë marrin një vizë pune. Gjermania është tërheqëse dhe e uritur për punëtorë. Kushdo që donte të shkonte e ka shfrytëzuar shansin e tij prej kohësh. Disa kthehen dhe më pas investojnë këtu. Por është e rëndësishme që vizitat familjare të bëhen më të lehta dhe njerëzit të mund të zbulojnë Evropën Perëndimore pa pasur nevojë të shpenzojnë shumë para për një vizë”, ka thënë ai.

Por Kurti, është pyetur edhe për mungesën e puntorëve në Kosovë, ku shumë kompani, po detyrohet t’i marrin ata nga India e Tajlanda.

Kurti këtë e ka arsyetuar me mungesën e punëtorëve në disa profesione, e duke thënë se ka shumë avokatë e studentë që përfundojnë drejtimin e Shkencave të Politikës.

“Është problem i madh. Kemi shmë avokatë dhe shkencëtarë politike që duan të bëhen diplomatë. Por, kemi vetëm 30 ambasada. Ku duhet t’i dërgojmë këta diplomatë? Çfarë na mungon neve është, përshëmbull, kuzhinierë, muratorë apo frizerë. Për këtë arsye ne po punojmë për një sistem edukimi si në Zvicër apo Gjermani”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit