Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ikjen e të rinjve nga vendi drejt shteteve perëndimore.
Në një intervistë dhënë “Der Bund”, Kurti është pyetur edhe rreth ikjes së të rinjve, ku ka thënë se disa prej tyre, kthehen në Kosovë për të investuar këtu.
Njerëzit me arsim tashmë marrin një vizë pune. Gjermania është tërheqëse dhe e uritur për punëtorë. Kushdo që donte të shkonte e ka shfrytëzuar shansin e tij prej kohësh. Disa kthehen dhe më pas investojnë këtu. Por është e rëndësishme që vizitat familjare të bëhen më të lehta dhe njerëzit të mund të zbulojnë Evropën Perëndimore pa pasur nevojë të shpenzojnë shumë para për një vizë”, ka thënë ai.
Por Kurti, është pyetur edhe për mungesën e puntorëve në Kosovë, ku shumë kompani, po detyrohet t’i marrin ata nga India e Tajlanda.
Kurti këtë e ka arsyetuar me mungesën e punëtorëve në disa profesione, e duke thënë se ka shumë avokatë e studentë që përfundojnë drejtimin e Shkencave të Politikës.