8.8 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Kurti për hapjen e Urës së Ibrit: Po i presim QUINT-in dhe KFOR-in

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë gati për hapjen e urës së Ibrit, teksa shtoi se janë duke pritur miratimin e QUINT-it dhe KFOR-it.

Kurti në një deklarim për media nga veriu i Mitrovicës,  tha se kanë kanë bërë vlerësimin e qëndrueshëmrisë në aspektin fizik dhe teknik së Urës së Ibrit, pastrimin e mjedisit rrotull dhe se ka kaluar një kohë nga raporti preleminar.

Më tej, ai theksoi se Ura e Ibrit duhet të hapet për automjete, sepse sipas tij liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë, raporton teve1.

“Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë” – deklaroi Kurti para mediave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit