Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e Kosovës për festen e Kurban Bajramit.
Ai ka vlerësuar se kjo festë na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo festë është gjithashtu ftesë për secilën e secilin që të angazhohet për barazinë si fill të shoqërisë.
“Gëzuar e me fat Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë! Pranë familjes, pranë të afërmve e më të dashurve tanë, e festojmë këtë ditë duke qenë zemërgjerë e duke shtuar solidaritetin. Kjo festë na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin, në harmoni e me dashuri. Andaj ajo është gjithashtu ftesë për secilën e secilin që të angazhohet për barazinë si fill të shoqërisë, e ku begatinë dhe mirëqenien i gëzojnë të gjithë. Uroj që kjo ditë t’ua gjejë zemrat e tryezat të mbushura përplot, dhe paçi mbarësi e mirësi, shëndet e lumturi sot e mot!”, ka shkruar Kurti.