5.5 C
New York
Thursday, January 2, 2025

Buy now

Kurti për Ditën e Veteranit bëri nderime te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, në Ditën e Veteranit ishte në Prekaz për nderime te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i qeverisë thotë se nderimet te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, i bëri pasi fiksimi i kësaj dite të shënuar në këtë datë, rrjedhë nga 30 dhjetori i vitit 1991, kur familja e Shaban Jasharit u rrethua për herë të parë nga policia serbe.

“Në Ditën e Veteranëve, isha në Prekaz, për nderime te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, sepse fiksimi i kësaj dite të shënuar në këtë datë, rrjedhë nga 30 dhjetori i vitit 1991, kur familja e Shaban Jasharit u rrethua për herë të parë nga policia serbe. Rezistenca e asaj dite në Prekaz, shënoi fillimin e një periudhe gjashtë vjeçare të përshkuar me aksione guerile dhe me rezistencë të armatosur, deri kur luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dolën për herë të parë publikisht në Llaushë të Skenderajt”, ka shkruar Kurti.

E shefi i ekzekutivit nu vizitoi vetëm Prekzain, por edhe Laushën, ku së fundmi është lartuar memoriali që shënon daljen e parë publike të UÇK-së.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

“Prandaj sot, nga Prekazi shkova për vizitë në Llaushë, ku së fundmi, është lartuar memoriali që shënon daljen e parë publike të UÇK-së, ngjarë kjo në varrimin e mësuesit Halit Geci në fshatin Llaushë, më 28 nëntor 1997. Atë ditë, në varrimin e Halit Gecit, dolën publikisht Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj, teksa mes atyre që e kishin organizuar këtë dalje e ishin në turmën e njerëzve, ishte edhe vetë Adem Jashari. Atë ditë u fol për herë të parë publikisht në emër të UÇK-së, kurse nga ajo ditë të gjithë ne flasim me krenari dhe nderime për UÇK-në dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Flasim dhe e kujtojmë luftën e të drejtë të UÇK-së veçanërisht më 30 dhjetor, në Ditën e Veteranëve”.

“Lavdi dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës dhe nderime e mirënjohje të përhershme veteranëve të UÇK-së, për luftën dhe angazhimin e tyre për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit