Kryeministri Albin Kurti pasi paralajmëroi se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, tha se ky proces është duke u bërë në këtë kohë sa po flet në konferencë.
“Besoj që përafërsisht në këta minuta është duke u dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lënda dhe besoj që ata që e dorëzojnë e që janë ekspertë të fushës do të mund të japin hollësi. Unë besoj që 60 ditëshi ka nisur të rrjedhë. 30 ditëshi i referohet fillimit të procesit”.
Kurti këtë dekret e quajti jokushtetues.






