Ai ka përmendur faktin që është arritur që grupi i terroristëve të identifikuar në sulmin në Banjskë të hyjnë në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar.
“Është arritur që grupi i terroristëve të identifikuar në sulmin në Banjskë të hyjnë në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar. 39 persona të atij grupi nga 47 të identifikuar ndodhen në listën e kërkimit ndërkombëtar nga INTERPO-i. Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, është shprehur ai.
Kurti me tej ka kërkuar nga Serbia zbatim të marrëveshjes bazike të Brukselit e cila do të siguronte njohje “de-fakto” të njëra tjetrës.
“Në shkurt të vitit të kaluar u dakorduan për marrëveshjen bazike në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila u shpall si ligjërisht e obligueshme nga përfaqësuesi i lart i BE-së për Politikë të Jashtme, Josef Borrell. Mbi modelin e asaj ndërmjet dy Gjermanive njohjes “de-fakto” reciproke siguruam marrëveshjeje ndërmjet palëve kontraktuese, pra Kosovës dhe Serbisë që njeh integritetin territorial të njëra tjetrës dhe që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, krejt kjo bazë për fqinjësi të mirë evropiane. Ne e kemi pranuar marrëveshjen dhe kemi kërkuar që e njëjta të finalizohet me nënshkrim dhe deponim në OKB”, u shpreh ai.
Po ashtu Kurti tha se duhet të tërhiqet letra e kryeministres, Ana Bërnabiq dërguar në BE ku ceket si jo e obligueshme marrëveshja bazike e Brukselit.
“Mirëbesimi në dialog dhe zbatim të marrëveshjes është humbur edhe me letrën që kryeministrja, Ana Bernabiq ka deponuar te shërbimi i jashtëm i Bashkimit Evropian e cila thotë se Serbia marrëveshjen bazike nuk e konsideron të pranueshme as në tërësinë e saj e as ligjërisht të obligueshme e ajo letër duhet të tërhiqet”, shtoi ai.