Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se Partinë Demokratike të Kosovës ka kërkuar që të mos dihen kandidatët dhe të dy kandidatët për president të jenë nga ajo parti.
Ai tha se një marrëveshje e tillë pa propozuar asnjë emër nuk mund të ndodhë.
“Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk ka nxjerrë asnjë emrë përpara nesh, ajo vetëm ka kërkuar që ne t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër, në mënyrë absolute që dy kandidatë të jenë të PDK-së dhe të verbër që të mos na e tregojnë emrin paraprakisht. Si subjekt demokratik që jemi dhe statutin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mua si kryetar i saj kjo e bën të pamundur marrëveshjen. Prandaj uroj që në komunikime dhe takime në vijim me kryetarin e PDK-së kjo të ndryshojë sepse nuk mund të ketë marrëveshje politike për presidentin e ardhshëm përderisa nuk e thua askujt, asnjë emër asnjëherë”, tha Kurti. /EO/






