12.1 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Kurti: Pavarësisht gurëve që po na hedhin në rrugë, do përmbushim gjithçka që kemi premtuar

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se me përkushtim do arrijnë që të përmbushin gjithçka që kanë premtuar.

Ai tha se këtë do ta bëjnë pavarësisht “gurëve” të cilët po “çdo ditë po ua hedhin në rrugë”.

Duke folur për miratimin e vendimit për ndryshimin e ligjit për skemat pensionale, Kurti tha se kjo arritje i shtohet listës së problemeve që “të tjerët” nuk i kanë zgjedhur për 20 vite.

“Kjo arritje i shtohet listës së çështjeve e problemeve që të tjerët nuk arritën t’i zgjidhin për 20 vite, e ne po e rregullojmë që në mandatin e parë, madje në gjysmë të mandatit. Kemi edhe shumë punë para vetes, por me durim e përkushtim do të arrijmë të përmbushim gjithçka që kemi premtuar deri më tani. Pavarësisht sfidave, pavarësisht pengesave e gurëve të cilët çdo ditë na i hedhin në rrugë, ne nuk ndalemi, i mbajmë dhe i përmbushim zotimet e dhëna ndaj qytetarëve tanë”, deklaroi Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit