Pasaporta e Republikës së Kosovës ka shënuar ngritjen më të madhe ndonjëherë në Indeksin e Pasaportave Henley, duke u renditur në vendin e 65-të për vitin 2025.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se ky sukses është dëshmi e forcimit të shtetësisë së Kosovës dhe rezultat i përpjekjeve të qeverisë në këtë mandat, nga liberalizimi i vizave me zonën Schengen deri te intensifikimi i marrëdhënieve diplomatike me shtete të ndryshme anembanë botës.
Ai ka thënë se kjo është një përmirësim i ndjeshëm nga vendi i 68-të në vitin 2024 dhe një hap gjigant krahasuar me vendin e 108-të që mbante në vitin 2021.
“Me pasaportën tonë, e cila po bëhet gjithnjë e më e njohur ndërkombëtarisht, përfaqësohemi dinjitetshëm, udhëtojmë në më shumë vende pa viza dhe fuqizojmë republikën tonë,” deklaroi Kurti.