-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Kurti pas veprimeve të Putinit: I bëjmë thirrje NATO-s dhe BE-së për vigjilencë dhe maturi në Ballkan

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar vigjilencë dhe maturi nga Aleanca Veriatlantike (NATO) dhe Bashkimi Evropian (BE), në vazhdën e sulmeve të Rusisë në Ukrainë.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, kryeminisatri Kurti ka thënë se i mbështesin plotësisht dënimin e agresionit të Rusisë nga aleancat ndërkombëtare.

“Pushtimi rus i Ukrainës është thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht #NATO dhe #BE në dënimin e agresionit të Rusisë dhe u bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin WB6 [Ballkanin Perëndimor]”, thuhet në postimin e tij.

“Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës”, thotë më tej Kurti.

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, pas sulmeve ndaj Ukrainës. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit