28.1 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Kurti pas takimit me Osmanin: Do të bëjmë çmos që Kuvendi të konstituohet në fund të korrikut

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se do të bëjnë çmos që, në frymën e bashkëpunimit dhe përmes konsultimeve të dendura, në idenë e kompromisit, të realizojnë këtë proces dhe të kalojnë në formimin e qeverisë së re.

“Në javën e fundit të korrikut duhet të kemi konstituimin e Kuvendit. Do të bëjmë çmos që, në frymën e bashkëpunimit dhe përmes konsultimeve të dendura, në idenë e kompromisit, ta realizojmë këtë proces dhe të kalojmë në formimin e qeverisë së re.

Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet. Tani zonja Presidente do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë, dhe në fund do të shohim nëse kemi bërë përparim.

Besoj se duhet t’u japim një shans edhe takimeve të tjera.”

Të ngjashme

Të fundit