Kryeministri Kurti ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së e ku u takua me kancelarin gjerman Scholz dhe deputetë atje.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti njoftoi se në Berlin ka folur për procesin e dialogut dhe dituatën në Ballkanin Perëndimor.
“E në margjina të Kongresit, takimi me Kancelarin Scholz dëshmoi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet.
Fuqizimi i bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat ishte fokus i bisedës dhe me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi si dhe me Kryetarin e SPD-së njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.
Në vizitën e radhës zyrtare në Berlin, së bashku me ministrin Çeku dhe nënkryetaren e dytë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mrika Limani Myrtaj, pata nderin të marr pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së.
E në margjina të Kongresit, takimi me Kancelarin Scholz dëshmoi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet.
Fuqizimi i bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat ishte fokus i bisedës dhe me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi si dhe me Kryetarin e SPD-së njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil.
Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian.
Nuk mund të mungonte dhe takimi me mërgatën, ku biseduam mbi një mori temash, i interesuar jo vetëm për t’i informuar me ecurinë e aktualitetin e vendit tonë, por edhe për të dëgjuar rreth jetës e përvojës së tyre, përshtypjeve e ideve të diasporës.