5.2 C
New York
Friday, December 20, 2024

Buy now

Kurti pas publikimit të rezultateve të popullsisë: Pasqyrë e realitetit dhe busulla drejt së ardhmes

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka falënderuar Agjencinë e Statistikave të Kosovës bashkë me stafin e saj, pas publikimit përfundimtar të numrit të popullsisë, që u bë këtë të enjte.

Kreu i qeverisë, i falënderoi edhe institucionet qendrore e lokale, organizatat ndërkombëtare dhe qytetarët, të cilët sipas tij, me pjesëmarrjen e tyre e bënë të mundur realizimin e suksesshëm të procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024 ka ndjekur standardet e Eurostat-it dhe të Kombeve të Bashkuara. Kjo na e forcon pozitën tonë në arenën ndërkombëtare. Të dhënat e grumbulluara tani krahasohen dhe harmonizohen me ato të vendeve të tjera, duke na mundësuar të tregohemi si një partner i besueshëm në bashkëpunimin rajonal dhe global”, shkroi Kurti.

Më tej, ai tha se të dhënat e dala nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, janë pasqyrë e realitetit të vendit dhe njëkohësisht, sipas tij, busulla e cila e udhëheq vendin drejt se ardhmes, duke u bazuar në evidencë dhe fakte.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit