Kryeministri Albin Kurti në tubimin në sheshin kryesor të Prishtinës ku doli për të shpallë fitoren e tij ka përdorur gjuhë fyese ndaj opozitës. Duke e komentuar programin e tyre në fushatë zgjedhore, Kurti iu referua opozitarëve si “hajvanë”.
Gazetari Baton Haxhiu, kritikoi ashpër gjuhën e Kurtit duke thënë se fjalimi i tillë “të tmerron”.
“Me të tmerru ky fjalim, ky është refuzim i menjëhershëm i një njeriu që bashkëpunon me këndo për arsye se po e përktheve në gjuhën shqipe t’i thuash këto lopë, ose këto kafshë duhesh me qenë i paedukatë…Një njeri që ka kësi fjalori kushdo që bashkëpunin me të prej opozitës me kësi gjuhe është problematike për karakterin e asaj partie që ia shtrin dorën këtij njeriu…”, tha Haxhiu në Pressing.
“Nuk është qytetari e komunikim…kjo është poshtërsi”, tha Haxhiu në Pressing teksa komentoi gjuhën fyese të Kurtit në drejtim të opozitës.