3.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Kurti pas deklaratës së O’Brien: Vendimi i BQK-së është i pavarur – Kosova bashkëpunon me SHBA-në

- Advertisement -

Pas deklarimit të ndihmës-sekretarit të Shtetit Amerikan James O’Brien se Kosova nuk po e konsideron si aleat SHBA-në, ka reaguar edhe kryeministri Kurti.

Ai ka thënë se Kosova bashkëpunon vazhdimisht me SHBA-në si partner, por ka theksuar se duke marrë parasysh se jemi republikë demokratike, Qeveria nuk ka të drejtë t’i përzihet vendimit të BQK-së, shkruan lajmi.net.

“Republika e Kosovës nuk ka partner aleat edhe mik sikurse ShBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj si kryeministër i Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një Republikë demokratike Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura siç është BQK-ja”, ka thënë Kurti sot para gazetarëve.

Gjithsesi, Kurti ka theksuar se vendimi i BQK-së është i ligjshëm dhe nuk ka paraparë ndonjë masë ndëshkuese për dhjetë pikat e saj, duke marrë në konsideratë mirëqenien e qytetarëve serbë.

“Në mesin e këtyre 10 pikave si plan pune për zbatimin e rregullores BQK nuk ka paraparë asnjë masë ndëshkuese, pra pa ndëshkim dhe pa incidente duam të ecim përpara. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i uni, por njëkohësisht ne kujdesemi edhe paqe e siguri, kujdesemi edhe për mirëqenien e qytetarëve serbë”, ka shtuar ai.

Ai tha se ndërkohë BQK-ja i ka dërguar një letër Bankës Tradicionale të Serbisë dhe po presin përgjigjen e tyre.

“Unë jam kryeministër që nuk dëshiron që qytetarët të kenë më pak para por të kenë më shumë. BQK-ja ia ka dërguar një letër Bakës Tradicionale të Serbisë, shpresojmë që ata të përgjigjen. Nuk është ndaluar dinari në Kosovë bëhet fjalë vetëm për dinarin si mjet pagese, jo për dinarin që mund ta kenë qytetarët. Nuk dëshirojmë që të ndëshkojmë askënd, me kurrfarë masash mirëpo ta bëjmë këtë tranzicion ashtu që të legalizohet e formalizohet çdo transaksion”, shtoi më tutje Kurti.

Kurti shtoi se sipas tij qytetarët serbë në Kosovë nuk e shohin këtë situatë si problem, por Beogradi.

Njëkohësisht ai shprehi mirënjohje ndaj kontributit të vazhdueshëm të SHBA-së.

“Nuk besoj që qytetarët serbë këtë e shohin si problem, por Beogradi zyrtar që nuk na e pranon as pavarësinë e as krimet e kryera para 25-vjetëve, është ai që sjellë këso alarmimesh para apokaliptike. Si për BQK-në, si për shtetndërtimin tonë demokratik, si për sistemin tonë financiar ne i jemi falënderues ShBA-së që kanë kontribuar për gjatë këtyre, 25 vjetëvet të Kosovës së çliruar”, përfundoi Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit