8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Kurti: Parku i Inovacionit në Prizren ka filluar edhe të gjenerojë të hyra

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari kanë takuar në Prizren, kompanitë që veprojnë në Parkun e Trajnimeve dhe Inovacionit.

Kurti e konsideron shumë të rëndësishëm zhvillimin e Parkut të Inovacionit në Prizren, i cili tashmë ka filluar edhe të gjenerojë të hyra.

“Jemi në rrugë të mbarë nga vetëqëndrueshmëria përmes zhvillimit, ITP po gjeneron të ardhura gjithnjë e më të mëdha përmes qirave dhe shërbimeve, ku për vitin 2023 janë gjeneruar 400 mijë euro me parashikim prej 502 mijë euro për këtë vit. Fokusimi është në inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm”, deklaroi kryeministri Kurti.

E bizneset që ishin të pranishme në takim kërkuar që t’u zvogëlohet qiraja në këtë park.

Kryeministri Kurti tha se nga do që shkon nëpër Evropën Perëndimore, i fton bizneset që të investojnë në Kosovë se përveç tjerash, qiratë janë të lira. “Prandaj nuk është mirë të me demantoni në këtë aspekt dhe me u krijuar përshtypja që i kemi qiratë e larta”, tha Kurti.

Ministrja Hajdari tha se përkrahja e qeverisë në këtë Park të Inovacionit të Trajnimit është storie e suksesit të bashkëpunimit të afërt Kosovë-Gjermani.

Ajo tha se tani në muajin qershor do të lansohen skemat në vlerë 1.9 milionë euro për fushën e inovacionit për ndërmarrjet fillestare, për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla që sjellin inovacion.

E për këtë park foli edhe ambasadori gjerman në Kosovës, John Rohde, i cili gjithashtu e konsideruan shumë të rëndësishëm ITP-në për bizneset inavative

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit