Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një panel diskutimi të mbajtur në Catham House, ka folur rreth shumë çështjeve sa i përket Kosovës e rajonit.
Analisti i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, Jakub Bielamowicz, ka postuar një video të Kurtit, ku ka folur rreth marrëdhënies në mes të Serbisë dhe Rusisë shkruan lajmi.net.
“40 % e Pjesëtarëve Parlamentar janë pjesëmarrës në grupin miqësor me Rusinë” ka thënë ai, duke treguar si shembull se ndonëse edhe ne i kemi raportet mireë me disa pjesëtarë nga Mbretëria e Bashkuar, prap jo me kaq shumë prej tyre.
Gjithashtu u përmend edhe fakti që, gjatë dekadës së fundit, më shumë se 3000 njerëz janë trajnuar nga “Qendra Humanitare” ruse-serbe në Nish, ku sipas Kurtit ka plot spiunë e agjentë që trajnojnë tjerët për raste emergjente.
Ai shtoi se raportet mes Rusisë dhe Serbisë janë aq të mira, sa që ka fluturime direkte çdo ditë në mes të Moskës dhe Beogradit.
Kurti më tutje tha se nëse do të mbaheshin disa sondazhe do të rezultonte se qytetarët e Serbisë mendojnë që marrin më shumë mbështetje financiare nga Serbia se sa BE-ja edhe pse kjo është plotësisht e pa vërtetë.
In a @ChathamHouse discussion, Kosovo’s PM @AlbinKurti explains why the Kremlin’s infiltration of Serbia is a hybrid threat to the Western Balkans:
• 40% of Serbian MPs are members of the friendship group with Russia.
• Over the last decade, more than 3,000 people have been… pic.twitter.com/Cayw6elduh
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) February 12,