25.7 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Kurti para gati dy muajsh dha deklaratë në polici, në cilësinë e të dëmtuarit

- Advertisement -

Më 10 qershor 2025, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dëshmuar para Policisë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit lidhur me rastin ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani akuzohen për kanosje ndaj tij. Aty thuhet se Kurti ka deklaruar se nuk ndihet i kërcënuar apo rrezikuar.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Kurti para zyrtarëve policorë ka deklaruar se fushata e shpifjeve dhe dezinformimi është i madh, por që beson në përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e organeve të rendit dhe sigurisë.

I dëmtuari – dëshmitari, Albin KURTI, para zyrtarëve policor, me dt. 10.06.2025, në lidhje me postimet dhe kërcënimet për vrasjen e tij nga të pandehurit e lartcekur, për shkake të veprimeve të tija në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, deklaron se “Fushata e shpifjeve dhe dezinformomi është tejet i madhe. Nga ajo nxiten e shkaktohen kërcënime nëpër rrjete sociale të cilat mandej përforcohen në emisione televizive. Megjithëkëtë unë besoj në përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e organeve të rendit dhe sigurisë andaj, nuk ndjehem i kërcënuar apo i rrezikuar”, citohet deklarimi i Kurtit në aktakuzë.

Kurti kishte shtuar se beson që Prokuroria do t’i trajtojë rastet sipas legjislacionit në fuqi dhe në dobi të interesit publik.

Besoj që Prokuroria e shtetit, do t’i trajtoj këto raste sipas legjislacionit në fuqi dhe në dobi të interesit publik“, citohet të ketë thënë Kurti.

Në anën tjetër, Faton Klinaku gjatë fazës së hetimeve në Prokurori Speciale më 8 nëntor 2023 ka deklaruar se nuk ka kryer vepër penale me deklarimet e tij.

…i njëjti ka deklaruar se nuk është e vërtet se ka kryer vepër penale për të cilën dyshohet dhe se nuk e ndjehet fajtor ngase konsideron se përmbajtjet në postimet e tij në rrjetin social “Facebook” nuk janë kërcënime”, citohet deklarimi i Klinakut në aktakuzë.

Të ngjashme

Të fundit