Në ditën e dytë të Panairit të Punimeve Artizanale, panair i ideuar dhe organizuar nga Gratë për VETËVENDOSJE! – Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, për vizitë ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga deputete të Kuvendit të Kosovës.
Me anë të kësaj vizite, Kryeministri Kurti, dëshmoi përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fuqizimin e grave në biznes e artizanale dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi.
Në anën tjetër, gratë pjesëmarrëse të këtij panairi falenderuan kryeministrin për vizitën dhe shprehën mirënjohje për këtë mundësi dhe promovim që iu është bërë nga organizatori.