Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njihet si njëri që di të shënojë mjaftë mirë në Basketboll, anipse mbrëmë nuk e pati fatin e njëjtë.
Kurti mbrëmë është parë në sheshet e kryeqytetit ku edhe po mbahet organizimi i parvjetshëm për lojërat basketbollistike me ekipe nga e gjithë bota.
Me këtë rast, kryeministri tha se më shumë e do basketin, se sa futbollin.
“Shumë mirë, edhe atmosfera është e jashtëzakonshme. Po më dhimbsen ata që e duan basketbollin që s’janë sonte këto. Më shumë ka basketbolli për shkak se futboll kam lujt më shumë në shkollë fillore e në Gjimnaz më shumë futboll”,tha ai.
Derisa është pyetur nga Nacionale, se cila është puna me të cilën mburret më së shumti prej se ka ardhur në pushtet, Kurti tha se është rritja ekonomike nëpërmjet luftimit të korrupsionit.
“Edhe demokratizimi i institucioneve, liria për qytetarët nëpërmjet qeverisjes së mirë”,tha Kurti.
Ai tha se punët e mbetura pezull që i japin stres akoma janë : Fondi Sovran i Republikës së Kosovës që është i bllokuar dhe Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme po ashtu në Gjykatë Kushtetuese.
Kryeministri është pyetur poashtu nëse ka ankth, nëse ka stres s ai përket punës si kryeministër.
“Ka stres, mirëpo e kam ekipin e mirë edhe vullnetin e hekurt”, përfundoi Kurti.