Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot u është përgjigjur kritikave të deputetëve lidhur me buxhetin e vitit 2024.
Ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se me këto projeksione të buxhetit vetëm varfërohet akoma më shumë qytetari, shkruan Lajmi.net.
Ai kërkoi që të gjendet një mënyrë që të ndalohet ikja e të rinjve pasi pas 1 janarit, do të ketë ikje masive.
Ndërsa kryeministri Kurti u shpreh se Kosova nuk është duke u zbrazur, e as pas një janarit nuk do të këtë zbrazje pasi qytetarët do të shkojnë për vizitë e do të kthehen.
“Unë nuk mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. Ju e dini se ata që do të shkojnë tash pa viza në zonën Shengen duhet të kthehen”, tha Kurti.
Kryeministri më tej shtoi se si zotim kryesor si qeveri e kanë pasur punësimin dhe drejtësinë