-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Kurti optimist: Integrimi në NATO më i lehtë se sa në BE

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjasat e Kosovës që të anëtarësohet në NATO në kohën e agresionit rus në Ukrainë janë më të mira.

Kosova e ka bërë të ditur qëllimin që të anëtarësohet në Aleancën euroatlantike dhe ka filluar me hapat e parë në këtë proces. Kurti thotë se anëtarësimi është i mundshëm në këtë kohë dhe se ai është më i lehtë se sa anëtarësimi në Bashkimin Europian.

“Integrimi në NATO më i lehtë se sa në BE. Në NATO njëri prej vendeve të BE-së që nuk na njeh nuk është anëtar. Qipro. Ndërkohë katër tjerat janë. Mirëpo në mbledhjet e NATO-s duhet të ceket se qasja ndaj Kosovës është shumë më e kuptueshme”, tha ai në RTK.

Tutje ai tha se Kosova është storie suksesi dhe se pranimi në NATO do ta përforconte këtë narrativë.

“Është e pakuptueshme që shteti më demokratik në Ballkan të lihet kaq larg integrimeve euroatlantike. Njëmend NATO është në Kosovë. Njëmend e mbron Kosovën. Por edhe Kosova e mbron rrëfimin se intervenimi i NATO-s në Kosovës është sukses. Putin dëshiron të thotë se Iraku dhe Afganistani dështuan dhe Kosova është sukses i përkohshëm. Duke u anëtarësuar ne e mbrojmë NATO-n duke treguar se jemi storie suksesi”, përfundoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit