10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kurti numëron sukseset, njohjen e targave nga Serbia e quan manovër të Serbisë

- Advertisement -
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, për këtë vit ka përmendur disa nga të arriturat.
Ai shtoi se suksese janë që nga ndarja e subvencioneve për rrymë gjatë krizës energjetike, 100 euro për fëmijë e pensionistë si dhe për ndarjen e mjeteve për blerjen e druve, për familjet që janë në asistencë sociale.

Tha se kanë mbajtur 62 mbledhje këtë vit dhe kanë marr 525 vendime, krejt kjo me qëllim zhvillimin e dhe fuqizimin e shtetit.

“Jemi në javën e fundit të fundit të vitit, kjo është mbledhja e fundit e Qeverisë për këtë vit. Gjithsej me këtë të fundit i kemi mbajtur 62 mbledhje këtë vit. Përmes votimit janë miratuar 525 vendime, pa llogaritur këtu vendime që janë në rend dite sot e së bashku kemi dhënë pëlqimin për 63 emërime, mbështetjen për 16 konceptdokumente dhe pesë nisma legjislative. Përfitues ka qenë qytetari. Synimi ka qenë zhvillimi i vendit dhe fuqizimi i shtetit”.

“Në fillim të vitit ndamë shtesat për stafin shëndetësor dhe punëtorët e sektorit publik, kurse në fund të vitit ndamë shtesa për fëmijë nën moshën 16 vjeçare dhe për të gjithë pension marrësit. Ndërmjet këtyre morëm vendimin për pagesën për 590 specializantë me vetëfinancim dhe ndamë mjetet për t’i subvencionuar punëdhënësit e sektorit privat të cilët i rritën pagat për punëtorët e vet”.

Kurti, ka thënë se Qeveria do të marrë vendim për t’i lejuar targat e Serbisë, pasi që Policia e Kosovës të sigurohet se Serbia po e zbaton plotësisht dhe pa pengesa vendimin që targat RKS të qarkullojnë lirshëm në Serbi.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mërkurën, kryeministri Albin Kurti e ka quajtur manovër vendimin e Qeverisë së Serbisë, teksa ka shtuar se duhet të shihet në terren zbatimi i tij, për të vepruar edhe Kosova, bazuar në parimin e reciprocitetit.

“Vendimin tonë të barasvlefshëm si çështje e marrëdhënieve reciproke do ta marrim sapo që policia jonë kufitare të dokumentojë dhe vërtetojë se Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin e saj. Besojmë se kjo qasje është e drejtë përveçse e arsyeshme”, ka thënë ai.

Kurti ka deklaruar se vendimi i Serbisë vjen pas më shumë se 10 vjetësh të moszbatimit të marrëveshjeve paraprake e përdorimit të çështjes së targave nga Serbia për dy vjet për të tensionuar situatën në veri të Kosovës. Ai ka thënë se vendimi i Serbisë është marrë edhe për qëllimin që të ulen kritikat e ndërkombëtarëve mbi Serbinë, pas zgjedhjeve të dhjetorit, raporton EO.

“Targat në Kosovë, në shtator të 2021-s, përdoreshin për të kërcënuar Kosovën edhe përmes avionëve MIG 29 të ngritur në qiell përreth kufirit e për të tentuar destabilizim në veri, sidomos nëpërmjet 16 barrikadave që ishin ngritur rrugëve të komunave veriore për tri javë rresht në dhjetorin e vitit të kaluar, kurse në dhjetor sivjet po përdoren për të ulur presionin nga Perëndimi demokratik (BE-SHBA) mbi Serbinë për zgjedhjet jo të rregullta dhe jodemokratike, për të mbuluar refuzimin zyrtar të marrëveshjes bazike të Brukselit që i ka bërë letra e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, drejtuar Këshillit Evropian më 13 dhjetor dhe për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë më 24 shtator”.

“Kështu duhet të lexohet ky veprim i Serbisë, që më shumë se konstruktivitet dhe hap drejt normalizimit, mbi bazën e shkronjës dhe frymës së marrëveshjes bazike, është manovër e radhës jo për hir të shtetit serb, kurrsesi për atë të Kosovës, por për hir të pushtetit në Beograd”, ka thënë Kurti. /EO/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit