5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Kurti nuk ndalon lëvdatat për qeverisjen e tij: Vit i zhvillimit ekonomik dhe investimeve

- Advertisement -

Vitin e parë të qeverisjes së tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurt e ka konsideruar si vit të kthesës drejtë zhvillimit dhe drejtësisë. Në mbledhjen e parë që shënon edhe nisjen e vitit të dytë të qeverisjes së tij, kryeministri Kurti ka përmbledhur gjithë punën e të gjitha ministrive përgjatë qeverisjes njëvjeçare. E gjithë kjo punë ai tha se u bë në dritën e diellit e pa asnjë skandal si asnjë herë më parë. Sipas tij dialogu me Serbinë u trajtua duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e ndërsa shtoi se gjatë këtij 1 vit kanë shënuar edhe reforma në diplomacinë kosovare.

Madje vitin 2021 e konsideroi si vit të zhvillimit ekonomik.

“Janë vetëm disa nga veprimet e shumta të cilat e kanë bërë kthesën e madhe drejtë zhvillimit, drejt drejtësisë në vitin e parë qeverisës. E punët i kemi bërë në dritën e diellit pa asnjë skandal dhe me një transparencë dhe llogaridhënie të paparë ndonjëherë në këto 20 vitet e fundit”, u shpreh ai.

I pari i Qeverisë theksoi se viti 2021 që shënon edhe vitin e parë të qeverisjes nga vetë ai ishte edhe vit i Kosovës sovrane.

“Ishte edhe vit i Kosovës sovrane. Kemi filluar aplikimin reciprocitetit në targat me Serbinë dhe në vazhdimësi po i identifikojmë fushat e tjera të reciprocitetit në përputhje me përgatitjet e brendshme për ta zbatuar atë me sukses të plotë. Dialogun me Serbinë e kemi trajtuar në përputhje me prioritetet e qytetarëve dhe në respektim të Kushtetutës dhe ligjit tonë”, tha Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar u shpreh se për 365 ditë të qeverisjes së tij kanë proceduar 128 projektligje, si suksese të madh ai e ka konsideruar edhe menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe arritjen e përmbushjes së premtimit të tyre për vaksinimit anti-COVID të mbi 60% e popullatës së vaksinuar qytetare.

Tutje qeverisjen njëvjeçare të tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar edhe vit të planifikimit, ndërsa renditi disa nga strategjitë për të cilat tha se tregojnë rrugën e ndryshimit për 10 vitet e ardhshme.

Shefi i ekzekutivit vitin e parë të qeverisjes e konsideroi edhe si vit të zhvillimit ekonomik dhe investimeve. Sipas tij eksporti është rritur 83.6%, e rritje kanë shënuar për 31% edhe të hyrat doganore.

“Ky ishte një vit i zhvillimi ekonomik dhe investimeve përkundër krizave dhe sfidave. Viti i parë i qeverisjes sonë ishte vit i zhvillimit ekonomik duke dëshmuar se ka një lidhje të drejtpërdrejt mes demokracisë dhe ekonomisë, mes qeverisjes së mirë dhe rritjes së shpenzimeve, investimeve nga qytetarët që besojnë në qeveri e presin ditë më të mira. Sipas ASK-së bruto produkti vendor real gjatë vitit 2021 ka shënuar rritje prej 10.53% krahasuar me vitin paraprak. Gjatë vitit 2021 eksportet e mallrave dhe shërbimeve kanë arritur vlerën prej 2 miliardë e 698 milionë euro që krahasuar me vitin paraprak kemi një rritje të eksportit për 1 miliardë 228. 8 milionë apo 83.6% . Të hyrat doganore janë rritur për 31% nga 1 miliardë e 50 milionë në 1 miliardë e 376 milionë. Investimet e huaja direkte krahasuar me vitin 2020 janë rritur për 21.8%, kurse krahasuar me vitin 2019 për 65%”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se gjatë këtij viti janë bërë reforma në drejtësi që hedhin bazën për luftimin e korrupsionit dhe kthimit të dinjitetit në sistemin e drejtësisë.

Ai tha se kanë qenë të pakompromisë në luftimin e krimit të korrupsionit ku nga aksionet e shumta policore janë shkatërruar 54 grupe kriminale dhe janë arrestuar 12 mijë persona në mesin e tyre 270 zyrtar shtetëror dhe publik.

Ndërsa, kryeministri Kurti vit të reformimit të diplomacisë e ka quajtur vitin e parë të udhëheqjes së tij i cili tha se kanë filluar reformimin e diplomacisë e cila ishte mbushur me militantë dhe familjar.

“Vit i reformimit të diplomacisë ishte viti i parë i qeverisjes tonë kemi filluar reformimin e diplomacisë e cila ishte mbushur me militantë dhe familjar janë shkarkuar 13 ambasadorë dhe 4 konsuj janë emëruar 6 ambasador politik e 9 të karrierës. Nga 31 ambasada në total 6 ambasadorë janë politik, 9 të karrierës dhe 6 pozita të lira e vendi ynë është vizituar si rrallë herë më parë nga president e kryeministra e ministrja të jashtëm”, u shpreh Kurti.

Viti i parë i Qeverisë Kurti shefi i qeverisë kosovare cilësoi se ishte vit i departizimit të bordeve të ndërmarrjeve publike.

“Viti i parë i qeverisjes sonë ishte vit i depërtimit dhe rimëkëmbjes së ndërmarrjeve publike dhe mbrojtjes së pasurisë së Kosovës. Është rihapur terminali doganor i Trepçës i cili shënon hapin e parë drejt kalimit të gjitha terminaleve doganore në prona publike janë emëruar bordet e rregullta të drejtorëve në mandat 3 vjeçar në ndërmarrjet publike sikurse në Telekom, KEK, Postën e Kosovës, IFRAKOS, Trepçë e Hidromoravë”, theksoi ai.

Kryeministri i Kosovës,Albin Kurti i cili sot shënon 1-vjetorin nga marrja e mandatit si udhëheqës i Qeverise së Kosovë tha se gjatë këtij viti kanë rritur investimet edhe në bujqësi por edhe në sektorin e mbrojtjes.

Po ashtu vitin 2021, Kurti e quajti edhe vit të kursimit pasi që siç tha ai përgjatë qeverisjes një vjeçare u anuluan tenderë e marrëveshje të dëmshme prej të cilave janë kursyer 150 milionë euro.

Duke folur për punën që kanë bërë në sektorin e arsimit ai tha se në vitin e parë kanë ndarë 12% buxhet më të lartë se deri tani, si dhe kanë mundësuar arsimin publik falas për bachelor dhe master dhe mbi 3 mijë bursa janë ndarë për studentët e dalluar.

Më 22 mars 2021 me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje. Qeverinë e Kurtit e mbështetën deputetët e komuniteteve joserbe.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurt 2021 Lëvizja Vetëvendosje fitoi me mbi 50% të votave.

Ndërsa, më 23 mars 2021 ishte mbajtur mbledhja e parë e Qeverisë së Kosovës e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit