1.5 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Kurti nuk komenton reagimin e Ambasadës Amerikane për moscertfikim të Listës Serbe

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka pranuar që të deklarohet ndaj reagimit të ashpër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e bën paraditen e sotme rreth moscertifikimi të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, e ku posaçërisht partinë të cilën e drejton vet Kurti e kritikuan duke thënë se veprimet e tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës por edhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e Dialogut Strategjik mes dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

Kurti si shpesherë ka ikur nga pyetjet e gazetarëve.

 

Ndërsa Ambasada Amerikane në Kosovë shkruan se “Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë të pamenduara dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprimet e tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”.

https://gazetascanner.com/shba-kritikon-vv-ne-per-moscertifikimin-e-listes-serbe-veprime-percarese-qe-minojne-rinisjen-e-dialogut-strategjik/

Të ngjashme

Të fundit