Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në tentim për të treguar aftësitë e tij në matematikë, ka bërë huqje në një detyrë e cila mësohet në shkollën fillore.
Ai e nisi mirë, por gaboi në diçka themelore. Kur numrat ndërrojnë anë, e ndërrojnë edhe shenjën, e ndonëse këtë e kishte parasysh te e panjohura, rregullin nuk e zbatoi edhe në anën tjetër.
Nga krahu i majtë +5, kur të del në krahun e djathtë bëhet -5 dhe në rastin në fjalë: 2+3-5 bëjnë 0.
Në fund e panjohura del të jetë 0 dhe jo 5 siç i doli kryeministrit tonë.
Në një video të publikuar, duket se edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është skeptike sa i përket zgjidhjes së detyrës.
Më poshtë, shihni zgjidhjen e saktë të detyrës: