20.7 C
New York
Friday, September 19, 2025

Buy now

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të premten, ka sqaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhet me pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik dhe jo me ndërprerjen e tij. Ai ka theksuar se marrëdhëniet me SHBA-në mbeten të qëndrueshme dhe se nuk ka prishje të raporteve.

“Së pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullim e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur as të komunikimit të rregullt që ne kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. I siguroj qytetarët se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane. Në diplomaci kemi dallime në raport me Serbinë dhe veprimet e saj në Kosovë. Bashkëpunimi ushtarak po vazhdon. Marrëdhëniet janë të thella”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit