Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e dëshiron qytetin e Mitrovicës për shtimin e shkollave, rregullimin e infrastrukturës dhe transformimin e këtij qyteti.
“Zoti Kurti nuk e dëshiron Mitrovicën për me i shtuar shkollat, çerdhet, e me rregullu infrastrukturën, me transformu qytetin e Mitrovicës. Ai e ka gjetë një qytet me qytetarë të cilët edhe më tutje nuk e festojnë festën e shlirimit, me qytetarë që kanë vuajtë, me qytetarë që nuk ka përfunduar lufta, të cilët kanë halle, sfida, probleme, ai pikërisht aty mundohet shkon dhe mundohet që ata t’i manipulojë”, tha ai.
Behrami tha se Albin Kurti në Mitrovicë është munduar ta bëjë një eksperiment, e cila sipas tij është shumë i rrezikshëm.
“Zoti Kurti është munduar në Mitrovicë ta bëjë një eksperiment që për mua është shumë i rrezikshëm, popullizmin me zbritë në nivel lokal. Ku shkollat nuk janë të rëndësishme por kur Radojçiqi është i rëndësishëm”, deklaroi deputeti i PDK-së.






