6.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Kurti nuk del nga makina, pret truprojën që t’ia hap derën e xhipit të zi (Video)

- Advertisement -

Kurti nuk po iu zbret xhipave të zi. Madje as nuk e hap derën vet. Pret që këtë ta bëjë truproja i tij.

Kjo pamje është parë për herë të fundit në Gjilan. Albin Kurti shkoi atje në cilësinë e kryeministrit për t’ia vu gurthemelin Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Ai doli nga vetura në stilin e “Bossit”, i buzëqeshur e duke rregulluar kravatën.

Vite më pare, i njëjti njeri, por si opozitarë, kritikonte pushtetarët e atëhershëm se lëviznin me xhama të zi ku thoshte se “Ata kanë xhipa të zi, të blinduar, e me xhama të errësuar”

“Ju e keni parë se si politikanët kur zbresin te qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar, e me xhama të errësuar, ku ai të sheh ty e ti nuk e sheh atë, e nëse del prej xhipit të këqyrë mrrolshum truproja e tij, se truproja e tij e din edhe më mirë se na se qytetarët kanë arsye më shumë më i bë diçka atij politikani..”, kishte thënë Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit