Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit thuhet se të dy falënderuan ambasadorin Grøndahl për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të dy vendeve, si dhe për angazhimin dhe përkushtimin e tij në këtë drejtim, duke i uruar atij suksese në angazhimet dhe përgjegjësitë e radhës.
“Krahas takimit në zyrën e tij të pritjeve, kryeministri, për nder të ambasadorit Grøndahl, shtroi edhe një mëngjes të përbashkët edhe me këshilltarët e angazhuar në Qeveri nëpërmjet mbështetjes së ambasadës norvegjeze”, thuhet komunikatë.
Po ashtu kryeministri ka shprehur mirënjohjen e thellë të tij për kontributin e shtetit norvegjez dhe ritheksoi se Norvegjia është dhe mbetet partnerja jonë e rëndësishme me të cilën ndajmë vlera, bindje dhe pikëpamje për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.