Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se me Udhëzimin Administrativ për kushtet dhe kërkesat që duhet plotësuar nga Strehimoret e Kafshëve Shoqëruese, vendoset themeli i bazës ligjore për trajtimin e qenve endacakë.
I pari i qeverisë tha se me këtë përcaktohen kushtet në të cilat do të trajtohen qentë dhe macet.
“Ambientet e ndara për çdo fazë, të përshtatshme me nivel të lartë të higjienës si dhe veprimet e sjelljet ndaj qenve endacak që nga momenti i kapjes, izolimit, trajtimit, kastrimit, sterilizimit, fazës post-operative, socializimit, adoptimit dhe lëshimit”, shkroi Kurti në facebook.
Me këtë Udhëzim Administrativ, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se caktohet baza ligjore për secilën komunë se si duhet t’i trajtojnë qentë endacakë.
“Ato kafshë të cilat përbëjnë rrezik të përhapjes së sëmundjeve tek kafshët e tjera apo tek njerëzit si dhe shprehin agresivitet dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve e shëndetin publik; do të eutanazohen”, tha Peci.