-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Kurti njofton se do t’i ftojë liderët opozitarë për takim gjatë gushtit

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar se do t’i ftojë liderët opozitarë për një takim gjatë muajit gusht.

“Besoj që është e nevojshme, e mundshme që të takohemi pas këtij takimi meqë po i afrohemi sesionit vjeshtor në ndërkohë nuk kemi seancë të Kuvendit. Është mirë të takohemi jo vetëm për këtë çështje, por edhe për shumë të tjera. Mund ta konfirmoj se do të ketë ftesë për takim me liderët opozitarë në një kohë të përshtatshme edhe për ata në muajin gusht”, tha ai në konferencën për media.

Kurti sa ka folur për opozitën në konferencë, ka thënë se e ka vërejtur që mall për opozitën ka pasur edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“E pashë dje që përveç meje edhe z. Gabriel Escobar e kishte marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Do ta pyes sot z.Escobar në takim se qysh ka kaluar me opozitën, qysh e kemi opozitën”, deklaroi Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit