Home Lajme Kurti njofton për vendimet e marra nga mbledhja e qeverisë

Kurti njofton për vendimet e marra nga mbledhja e qeverisë

0
Kurti njofton për vendimet e marra nga mbledhja e qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se në mbledhjen e 140-të të qeverisë janë marrë 22 vendime.

Kurti ka listuar disa nga vendimet e marra në këtë mbledhje.

Sipas tij, në prag të shënimit të Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovës, iniciuan aderimin e Republikës së Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Kurti ka thënë se kanë ndarë 600 mijë euro për financimin e monitorimit elektronik, e cila sipas tij është një mënyrë efektive e trajtimit të rasteve penale, e në veçanti e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje.

Për tejkalimin e krizës energjetike, Kurti tha se kanë ndarë 9 milionë euro dhe për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë 10 milionë euro, ndërsa në mbështetje të punësimit të personave nga komunitetet jo shumicë 3 milionë euro.

Kryeministri ka përmendur edhe mbështetjen e mërgatës, punësimin e grave dhe likuiditetit familjar, për të cilat tha se kanë ndarë 243 mijë euro.

Po ashtu, Kurti ka shkruar se në mbledhje është aprovuar edhe ndryshimi i publikimit të akteve nënligjore, për të lehtësuar qasjen e personave të verbër në Gazetën Zyrtare.

Gjatë mbledhjes është emëruar Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, si dhe janë ndarë 15 mijë euro për organizimin e Forumit Ekonomik të Vjenës në Prishtinë.

Po ashtu, është miratuar edhe nisma për marrëveshjen plotësuese për “Programin e Ujërave të Zeza të Kosovës II”, me vlerë të grantit prej 13.2 milionë euro, si dhe janë ndarë 157 mijë euro për projektin me Bankën Botërore për përmirësimin e sistemit të qeverisjes digjitale.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=782075563286173&id=100044512086347&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version