3.7 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Kurti nis me fotot e xhamive: Investuam më së shumti për mbrojtjen e trashërgimisë kulturore islame

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është lavdëruar sërish, këtë herë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame.

Sipas tij, qeverisja e tij ka investuar më së shumti për këtë çështje.

Kur jemi pak muaj larg zgjedhjeve dhe fushata veç se ka nisur, Kurti ka publikuar foto të disa xhamive.

“Puna jonë ka qenë e përditshme, sistematike. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit. Për të vazhduar pastaj me mandatin tjetër. Shumë xhami të Kosovës sot janë në gjendje më të mirë dhe u shërbejnë besimtarëve e vizitorëve, si rezultat i restaurimeve profesionale, në këto më pak se katër vjet.

Në shumë asete islame punimet kanë përfunduar ose janë në zbatim, ndërsa në shumë të tjera po hartohen projektet dhe zhvillohen procedurat e prokurimit. Investimet tona për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame nuk do të ndalen as viteve në vijim.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit