Albin Kurti, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, duket se ka hequr dorë nga përpjekjet për të themeluar institucionet, pavarësisht se koalicioni VV-Guxo-Alternativa doli fitues nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Kurti nuk foli më për zgjidhje të ngërçit, por nisi një fushatë të re për zgjedhjet e ardhshme, duke ricikluar të njëjtat zotime të dhëna para 9 shkurtit.
Ai premtoi rritje të investimeve kapitale, paga më të larta dhe lehtësira për bizneset – zotime që tashmë janë dëgjuar, por shumë nga to që ende nuk kanë gjetur zbatim.
“Programi Superpuna për gratë do të garantojë pagën minimale për 6 muajtë e parë për secilën grua që dëshiron të kthehet në tregun e punës. Gjatë mandatit të ardhshem, paga minimale do të rritet mbi 500 euro dhe kjo nënkupton që për bizneset e vogla, 6 mijë eurot e para të fitimit vjetor do të jenë të liruara nga tatimi” – deklaroi ndër të tjera Kurti.